E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin sponzor në Manchester United!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të jetë një nga sponzorët e Manchester United. Kompania më e madhe ruse e fluturimeve, "Aeroflot", pritet t’i shtohet listës së 33 sponsorëve të Manchester United këtë verë.

"Aeroflot", shumicën e aksioneve të së cilës i zotëron shteti rus, do të zëvendësojë partnerin aktual të "Djajve të Kuq", "Turkish Airlines", të cilit i skadon kontrata në verë.

Kohëzgjatja e kontratës nuk bëhet ende me dije, por ajo mendohet të jetë multimiliardere. Marrëveshja do të hyjë në fuqi në edicionin 2013-2014./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›