E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR-i kalon pa penguar nëpër veri

Në veri të Kosovës edhe sot situata ka qenë e qetë. Rreth 20 automjete të KFOR-it kanë kaluar pa u penguar nga serbët të cilët të premten kishin thënë se nuk kanë për të lejuar më qarkullim as të KFOR-it dhe as të EULEX –it.

Karvani i KFOR-it u nis nga baza Northen Hill, dhe pastaj vazhdoi te fshatrat shqiptare në veri për t`u kthyer më pas në Mitrovicë

Serbët, duke komentuar këtë për mediat e Beogradit thanë se nuk do të bien “pre e provokimeve” dhe se të “gjitha çështjet duhet të zgjidhen me dialog”.

Në urën e qytetit në Ibër ende gjendet barrikada nga zhavorr e betoni e afër saj qëndrojnë me ndërrime qytetarë serbë nga veriu.

Në Mitrovicë është edhe një barrikadë në rrugën e cila nga ura lindore të çon në qytet drejt Zveçanit, por ajo nuk është pengesë për KFOR-in pasi automjete tij kalojnë permes rrugës alternative.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›