E Diel, 1 Nëntor 2026

Alternativat dyshe të gjeneralit McChrystal dhe Dick Cheney, një presë me dy teha për administratën amerikane

Presidenti Obama nuk ka vendosur akoma se çfarë do të bëjë në Afganistan. Por ndërhyrja mediatike e gjeneralit McChrystal në të përditshme prestigjioze amerikane Nju Jork Tajms dhe rrëfimet e ish/zv.presidenti amerikan Cheney do të mbeten ende një ngacmim shtesë për njeriu më të fuqishëm të botës.
Afganistan/Strategjia e propozuar nga gjenerali McChrystal jo vetëm është e përqendruar - siç e dinë të gjithë - në të famshmen kërkesë të 40 mijë trupave të rinj për t’i dislokuar në territorin afgan, por ka edhe disa pika të tjera që shkojnë tej kësaj: sidomos “krijimi i trupës kundër kryengritjeve (COIN), të integruar në terren: njëherësh për të mbrojtur civilët afganë, duke zgjeruar policinë dhe ushtrinë afgane, por edhe që parashikon një asistencë ekonomike substanciale. Vënia në punë e strategjisë së krijuar posaçërisht nga Gjenerali Petreuas, përqendrohet së pari, tek ndarja parimore e më pas edhe ushtarake e luftëtarëve talebanë të Mullah Omar-it nga terroristët xhihadistë të Osama Bin Ladenit. Qëllimi kryesor është afrimi i disa pjesëve të guerriljes, me qendrime kryesisht nacionaliste apo disi të moderuara pranë aleancës ndërkombëtare, njëkohësisht me luftimin deri në asgjësim të atyre që e përjashtojnë këtë mundësi, duke ndërhyrë me një fushatë sensibilizimi kombëtar për bashkim. Por ka disa të tjerë që propozojnë disa ndërhyrje më të cekëta, të cilët përgjithësisht nuk e ka idenë sesi është gjendja e vërtetë në Afganistan. Kjo është çka konstatohet në një artikull të gjatë, pothuajse sprovë, të Stephen Biddle, në revistën “The New Republic”, i cili ndër të tjera thotë: “A ka mënyra të mesme për këso tip strategjish? Problemi shtrohet që të mos kalojnë propozime që i lënë përgjysmë gjërat në Afganistan”. “Asnjë nga mënyrat e mesme të propozuara nuk ka pasur efektivitet, aq sa të propozohet si një alternativë e mundshme, vijon sprova e Biddle. Shuma janë komponentët potencialë të një strategjie anti-kryengritje ose COIN të integruar mirë në popull. Por kur i merr një nga një, ato nuk të thonë asgjë. Pjesët e strategjisë ortodokse “COIN” kanë marrëdhënie të ndërmjetme: mbrojtja mundëson një zhvillim të qeverisjes, e cila bën të mundur aksione kundër terrorizmit, që
në të njëjtën kohë parathonë përmirësim të kushteve të sigurisë dhe një bonus shtesë kur të vijë koha e negociatave për një marrëveshje me kryengritësit talebanë, joAlKaedistë. Çdo element ka lidhje me të tjerët; secili është veç një element i pjesshëm, i cili vetmitar nuk i hyn askujt në punë. Sociologët e thirrur për bashkëpunim në hartimin e strategjisë, u vetëdeklaruan për shanse të forta realizimi - në qoftë se funksionon ashtu siç pritet - pra për përqindje nga 25-75 %. Por duke i krahasuar me strategjitë që ndjekin rrugët e mesme, shanset ulen më shumë, edhe pse shkojnë larg strategjisë kapilare të propozuar nga gjenerali McChrystal, “një strategji e mirëintegruar me sinergjitë që e ndjekin”. Defekti primar, nëse kështu mund ta quajmë, i strategjisë së McChrystal, qëndron tek fakti se “koha” për të paqëtuar Afganistanin nuk është pikërisht ajo që administrata Obama ka parashikuar, e vënë e gjitha në një presion të ri nga opinioni publik. Në një shkrim të gjatë dhe shumë iluminues në Nju Jork Tajms: gjenerali ka deklaruar se amerikanët duhet të qëndrojnë në Afganistan “derisa partnerët tonë afganë të jenë  plotësisht të sigurt, edhe nëse do të na duhen vite për arritjen e këtij stadi”. Ndërsa presidenti Obama po mendohet ende se ç’të vendosë, Dick Cheney, ish zv/presidenti i presidencës “Bush II”, del kundër propozimeve gjysmake të administratës së tanishme. Strategjia e McChrystal “ka shumë ngjasime” me atë që qe elaboruar gjatë administratës së mëpërparshme. Presidenti Obama, përpara se ta merrte postin, na ka kërkuar, mua dhe të tjerëve, thotë Cheney, që të mos e bënim të njohur planin, por ta linim paraprakisht në errësirë, ndoshta që më pas ai të merrte meritat. Po me të njëjtën çiltërsi, Cheney shton se presidenti duhet ta mbajë fjalën e dhënë. “Shtëpia e Bardhë nuk duhet të jetë e paqartë dhe e lëkundur në publik, ndërsa ushtarët amerikanë janë në front duke rrezikuar. Nuk duhet të gabojë, ka sinjale të paqartësisë nga ana e Uashingtonit, të cilat ofendojnë aleatët tanë, madje ndërsejnë armiqtë tanë”.   
Pakistan/“Talebanët pakistanezë kanë fituar shumë pushtet tek një pjesë e territoreve tribalë, tek shtatë distriktet administrative në kufi me Afganistanin. Institucionet shtetërore të kësaj zone (FATA, Federally Administered Tribal Areas) po bëhet përditë e më të dobëta, ndërsa militantët marrin kontrollin dhe bile ndërtojnë struktura në gjithë këto zona tribale. Kjo situatë vjen prej rezultatentes së politikave ushtarake që kanë sjellë izolimin gati kolonial të këtyre pjesëve prej rajoneve të tjera të vendit, duke ngritur dyshime për një status të padrejtë dyshimtë kushtetues, që sjell më tej që popullsia të mos gëzojë liritë dhe mundësitë ekonomike të merituara”. Është kaq sa del nga raporti i fundit i “International Crisis Group”.
Izrael/Gazeta “Haaretz” dha lajmin se në fund të shtatorit është bërë një konferencë me dyer të mbyllura “mbi moszhvillimin atomik” në Lindjen e Mesme. Në këtë takim paska qenë i pranishëm edhe një delegacion iranian, njoftim që sapo u publikua, u përgënjeshtrua nga qeveria e Teheranit, edhe pse takimin e patën konfirmuar më herët edhe autoritetet egjiptiane. Më tej njoftimi theksonte se izrealitët dhe iranianët diskutuan gjatë midis tyre dhe ky dialog nuk ndodhte për herë të parë. Ishin prezent në këtë takim gjysmëformal delegacione të ardhura nga Jordania, Tunizia, Turqia, Egjipti, Emirate Arabe - dhe kuptohet vetiu, edhe delegacione evropiane dhe amerikane.
Iran/Për atentatin kamikaz të ndodhur në Beluçistanin iranian, me 18 tetor, përgjegjësia iu ngarkua lëvizjes sunite “Jundullah”, e lindur në 2002. Sipas dokumentit, pasojat e aksionit lanë të vdekur 49 veta, midis tyre edhe oficerë të lartë, agjentë të sigurisë dhe milicë, të gjithë pjesëtarë të Gardës Revolucionare. Si nxitje për aksionin mund të konsiderohet se ka shërbyer represioni që regjimi i mullahëve ka ushtruar mbi minoritetin fetar su’unit, i paragjykuar se ka mbështetjen e Pakistanit. Disa të dhëna pakistaneze të 2007, tregojnë se lëvizja anti-iraniane e komanduar nga Abdolmalek Rigi, paska patur ndihma edhe nga SHBA-ja.
Bosnjë-Hercegovina/Lindja e Mesme ka larguar vëmendjen nga zonat me kriza më të afërme, që duken sikur kanë dalë nga tuneli. Në Bosnje, përshembull, situata po përkeqësohet, në fakt po regjistrohet një rritje e konflikteve midis tre grupeve etnike “Boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve), përfaqësuesit e të cilave, në vend që të përparojnë drejt një paqeje sociale të qendrueshme, po bëjnë të kundërtën, duke i hedhur benzinë konflikteve të ndryshme, me qëllimin fundor të dobësimit të qeverisjes qendrore, çka do të sillte ndaljen e reformave për modernizimin e vendit dhe integrimin e tij në strukturat euro-atlantike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›