Alternime kthjellimesh dhe vranësira, sa do jenë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të mbizotërojnë ditën e sotme në vendin tonë.
Mesdita do sjellë shpeshtim të vranësirave pothuajse në të gjithë vendin. Përgjatë pjesës lindore të vendit, do të ketë shira të izoluar.
Gjatë pjesës së parë të ditës dhe në mesditë, temperaturat minimale do të jenë 12 gradë celcius ndërsa ato maksimale 34 gradë celcius.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 kilometra në orë në drejtimin veri-perëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 3 ballë.
/rtsh.al/