Plazhi i Tales/ Destinacion i preferuar çdo vit e më shumë

Për hapësirën e madhe që zotëron, rërën kurative dhe mjedisin e pastër, plazhi i Tales në Lezhë po përzgjidhet si një destinacion i preferuar turistik, si nga pushuesit vendas, edhe ata të huaj.
Përmirësimi i infrastrukturës turistike, rregulli, pastërtia dhe cilësia e shërbimit kanë bërë që çdo vit e më tepër fluksi i pushuesve në këtë plazh të vijë duke u rritur.
sinkron
“Ne si njësi vendore, por edhe bashkia, jemi munduar që të kemi një komunikim të vazhdueshëm me biznesin këtu, që operon në zonën turistike të Tales. Kemi gjetur edhe gjuhën e përbashkët, realisht, që të ofrojmë kushte sa më cilësore dhe sa më komode për ata që zgjedhin të bëjnë pushimet këtu,” thotë një zyrtar lokal.
Pushuesit në Tale vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe shprehen se çmimet për qëndrimin nuk janë të larta.
Për familjarët shihet si një vend i shkëlqyer, si për detin, si për rërën, si për qetësinë, edhe për shërbimet.
Vite më parë ky bregdet, për mungesës së infrastrukturës, shërbente më shumë si një plazh ditor vetëm për pushuesit vendas.
Me investimet e bashkisë Lezhë në asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e ujësjellësit të ri dhe rehabilitimin e rrjetit elektrik të zonës turistike, gjithçka ka ndryshuar dhe plazhi i Tales sa vjen e po mbipopullohet me turistë.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/