E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Haxhi, në listën anti-SuediNdeshja e tij e fundit me Kombëtaren është ajo në humbjen me Rumaninë (6-1), më 21 nëntor 2007, kur trajner ishte Otto Baric

Publikoje ne:

Altin Haxhi pritet të jetë emri befasues në listën e të lojtarëve të thirrur nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, për ndeshjen kundër Suedisë (14 tetor). Lajmi jepet nga “Sport Ekspres”.

Gjirokastriti 34-vjeçar, i cili luan me Apoel në Qipro, është shqiptari i vetëm që këtë sezon luan në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Altin Haxhi është lojtari i pestë me më shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares : 65 të tilla, 3 gola. Ndeshja e tij e fundit me Kombëtaren është ajo në humbjen me Rumaninë (6-1), më 21 nëntor 2007.

Ne fakt, Altin Haxhi u thirr nga ish-trajneri Ari Han per miqësoren me Poloninë, më 27 maj ne Reutlingen të Gjermanisë (ne vend te Ansi Agollit), por kembemajti nuk pati mundesi te shkonte.

  E Marte, 29 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›