E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry dhe Cigrinski mungojnë në sfidën ndaj Dinamos së Kievit

Sulmuesi francez Thierry Henry nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Dinamos së Kievit e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League që do të zhvillohet sot në Kamp Nou. Sulmuesi është dëmtuar gajtë ndeshjes së fundjavës ndaj Malagas dhe ka pasur një tërheqje muskulore. Dëmtimi i Henry mund të bëjë që të aktivizohet edhe sulmuesi i ri Bojan Krkic ndërsa katalaansit do të vuajnë edhe mungesën e mbrojtësit Cigrinski i cili do të qëndrojë jashtë për tre jave një nga ata që e njihte me mirë kundërshtarin. Meksikani Rafa Markez ka deklaruar "Cigrinski na ka thënë se janë shumë të fortë. Kanë një ritem të lartë, është e njëjta gjë sikur jemi përballur edhe Shaktarin vitet e kaluara. Janë skuadra që nuk rreshin kurrë së vrapuari. Duhet të përpiqemi të luajmë lojë tonë duke mbajtur topin në zotërim e dimë që nuk do të jetë e lehtë , është një kundërshtar për t'u vlerësuar", u shpreh ai.
Për sa i përket Dinamos së Kievit Andrij Shevcenko sot në Kamp Nou do të festojë 33 vjetorin dhe do të përpiqet që të shtojë numrin e golave në Champions që aktualisht është 47-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›