E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Haxhi rikthehet me kombëtaren ndaj Suedisë

Altin Haxhi, futbollisti që luan këtë sezon në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve me skuadrën qipriote të Apoel, do të rikthehet në ekipin Kombëtar në ndeshjen e radhës ndaj Suedisë, në 14 tetor.
Kërkesat nga ana e trajnerit Josip Kuzhe nuk kanë munguar asnjëherë drejt lojtarit, i cili shihet si një futbollist i vlefshëm për Kombëtaren, sidomos pas mungesave të Ansi Agollit, i skualifikuar dhe Kristi Vangjelit, i dëmtuar.
Ndaj Suedisë, në 14 tetor, Haxhi pritet të luajë si titullar, duke vënë eksperiencën e tij në shërbim të ekipit Kombëtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›