E Diel, 1 Nëntor 2026

Amauri, kriza nuk ka fund, tani rrezikon kombëtaren

Goli i fundit që Amauri ka shënuar është më 15 shkurt në ndeshjen Juventus-Sampdoria. Prej atëherë, braziliani ka tundur rrjetat kundërshtare vetëm në ndshjet miqësore. Shumë pak.

“Momenti jo” që po kalon sulmuesi juventin po bëhet gjithnjë e më shqetësues. Në fillim të sezonit, ai ishte në krye të listës së Ferrarës, por tani Iakuinta dhe Trezege po zënë vendin e tij.

Prandaj, Amauri rrezikon të mos luajë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por vë gjithashtu në rrezik grumbullimin e tij në kombëtaren “Axurre” nga Marçelo Lipi.
 
Me përjashtim të Del Pieros, që ka luajtur 15 minutat e para për këtë sezon në ndeshjen kundër Bolonjës, Amauri është i vetmi sulmues në dispozicion të Ferrarës që nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës.

Iakuinta është lojtari më në formë për momentin në radhët e ekipit bardhezi dhe ka shënuar pesë herë (tre në kampionat, një në Ligën e Kampionëve dhe një me Kombëtaren), ndërkohë që Trezege, që i ka nisur ndeshjet nga stoli, ka shënuar në tre ndeshjet e fundit në kampionat.

Pra, është e pamundur që në këtë moment mos e marrësh parasysh pozicionin e rrezikshëm të Amaurit. Në transfertën delikate kundër Bajernit në mesjavë, Ferrara do t’i besojë Iakuintës, kurse vendi tjetër i sulmit do diskutohet midis Amaurit dhe Trezegesë, me këtë të fundit më të favorizuar.

Të njëjtin dyshim ka edhe trajneri i përfaqësueses italiane, Marçelo Lipi, i cili, pasi ka pranuar se mund të bëjë një përjastim për ta marrë brazilianin në kombëtare, tashmë mund të rishikojë pozicionin e tij.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›