Altin Shala i Calçio Komos gjobitet për deklaratat

Skuadra e Calcio Komos (Seria D/B) ka gjobitur futbollistin shqiptar Altin Shala për deklaratat e tij në qendër të cilave ka qenë klubi i kategorisë së tretë italiane. Lojtari shqiptar nga Lezha, konsiderohet ende ndër më të mirët në repartin e mesfushës. Ditët e fundit, Shala ishte në qendër të polemikave me tifozët e tribunës kryesore gjatë ndeshjes së fituar me Atletiko Kaljari (2-0) dhe për më tepër që ato vazhduan edhe pas ndeshjes. "Dëgjova tifozët e tribunës kryesore që na kontestuan vazhdimisht. Unë them se nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ne, lojtarët japim maksimumin", citohet 29-vjecari Shala nga "Corriere di Como". Por, pas dy ditësh pas këtyre polemikave, erdhi edhe reflektimi i Shalës. "Isha shumë i nervozuar dhe mendova se kush ndodhet në tribunë nuk ka të drejtë të kontestojë, - shpjegon lojtari. – Në të vërtetë e pata gjithë protestën time me dy persona në tribunë që qysh nga fillimi i takimit më adresuan fyrje të renda personale. Ndërkohë, që kur shënova golin (87') i pashë të ekzaltuar dhe personat e këtij sektori të tribunës ishin më këmbë duke më duatrokitur. Së fundi, nuk dëshiroja të grindesha me të gjithë tribunën, por vetëm me ata që më kishin fyer", thotë Shala, që më në fund duhet të "gëzohet" edhe me gjobën e klubit. Altin Shala luan që nga sezoni 1998-1999 me të rinjtë e Cadrezzatese për të vazhduar në Serinë C1 me Carrarese (2002-2003), Legnano (2003-2004) dhe tani me Kalcio Komo. Me këtë skuadër, Altin Shala ka shënuar 3 gola në 14 takime. Interesant është fakti, se një nga lojtarët më të famshëm të Komos ka qenë Paolo Rosi, fituesi i "Këpucës së Artë" të Botërorit 1982 të fituar nga Italia në Spanjë dhe "Topit të Artë" 1982.
Skeda personale
Altin Shala
Roli: mesfushor sulmues
Kombësia: Shqiptare
Datëlindja: 10 shtator 1977
Vendlindja: Lezhë (Shqipëri)
Lartësia: 186 cm
Pesha: 78 kg
Ndeshje të luajtura: 14
Minuta: 1203
Gola: 3
Katrona: 2
Skuadrat e mëparshme: Legnano, Carrarese, Castellettese, Verbano, Cadrezzatese
Como Calcio
Klubi i Como Calcio 1907 është themeluar në vitin 1907. Aktualisht luan në Serinë C2. Ngjyrat e ekipit janë bardhe e blu. Komo ka qenë në Serinë A në vitin 2003. Për herë të parë ka luajtur në Serinë A në vitin 1949. Komo renditet e treta në kampionatin e Serisë D/B në Itali.