E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, "1" me Apoloninë, - 3 nga Tirana

Teuta arriti një fitore pa shumë mundim me Apoloninë e vendit të fundit, duke u ngjitur kështu në vendin e dytë në renditje me 28 pikë, tri më pak se Tirana që kryeson e vetme kampionatin e 68-të Kombëtar të futbollit. Skuadra e Starovës fitoi 2-0 me fierakët e Papuciut, me dy gola të shënuar nga sulmesit Bledar Mancaku (goli i katërt sezonal, dhe i jo nga pika e bardhë) dhe Daniel Xhafaj (goli i tetë sezonal i sulmuesit vlonjat. Të dy lojtarët durrsakë kishin shënuar edhe në barazimin e fazës së parë (2-2) që u luajt për javën e 3-të në "Loni Papuciu". Teuta arriti fitoren e katër shtëpiake, po aq sa barazimet në tetë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Apolonia regjistroi humbjen e dhjetë në kampionat duke dhënë sinjale "alarmi" se fundi i kampionatit mund ta rikthejë nga andej nga erdhi. Tekniku i Teutës, Sulejman Starova pohoi se ekipin e tij e pret një ndeshje e vështirë në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas, duke e krahasuar skuadrën gjirokastrite të së njëjtës shkallë vështirësie si Flamurtari. "Edhe pse do të zhvillojmë ndeshjen e tretë brenda një jave, do të synojmë fitoren" , pohoi Starova, që shpreson te ndonjë hap fals i Tiranës në ndeshjen me Partizanin. Në javën e 16-të Apolonia do të udhëtojë në Kavajë për t'u përballur me Besën në një tjetër transfertë të vështirë dhe për më tepër me një ekip që renditet në tri vendet e fundit dhe me të cilin ka humbur në shtëpi 1-0.

Kategoria Superiore
Java 14 (ndeshje e prapambetur)
Teuta-Apolonia 2-0
Shënues: Bledar Mancaku, Daniel Xhafaj
E mërkurë, 13 dhjetor 2006
FAZA E PARË: Apolonia-Teuta 2-2
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE: 56 ndeshje: 26 fitore Teuta, 15 barazime, 16 fitore Apolonia. Golat: 74-57

Renditja
1. Tirana 31 9 4 2 31 18 13
2. Teuta 28 7 7 1 18 10 8
3. Elbasani 26 8 2 5 16 12 4
4. Partizani 24 6 6 3 16 11 5
5. Vllaznia 23 6 5 4 19 15 4
6. Kastrioti 21 5 6 4 18 21 -3
7. Luftëtari 18 5 3 7 12 15 -3
8. Dinamo 18 5 3 7 16 18 -2
9. Flamurtari 17 5 2 8 21 18 3
10. Besa 16 3 7 5 12 16 -4
11. Shkumbini 12 3 3 9 15 22 -7
12. Apolonia 11 3 2 10 13 28 -15

Java e 16-të
Flamurtari-Kastrioti
Tirana-Partizani
Besa-Apolonia
Luftëtari-Teuta
Elbasani-Vllaznia
Shkumbini-Dinamo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›