Xhenoa ofron kontratë joshëse për Bogdanin

Drejtuesit më të lartë të Xhenoas nuk e kanë lënë pa shfrytëzuar në maksimum praninë e sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani, që mbrriti në Xhenoa në sfidën Sampdoria-Siena (0-0). Klubi kuqeblu prej kohësh e ka shprehur interesimin e tij për të bërë të vetin që nga muaji janar bomberi shqiptar, që po kalon një moment jo shumë të mirë te Siena. Lajmi jepet nga gazeta italiane "Il Giornale", që vlerëson faktin se Bogdani vërtet ndodhet në vështirësi, por në Serinë B me Veronën ka shënuar 15 gola, duke dëshmuar se është një nga njohësit më të mirë të "carave" në serinë B. Bogdanit është i ofruar një kontratë e rendësishme nga ana e Xhenoas, parë dhe faktin se do t'i duhet të luajë një kategori më poshtë. Kievo, sipas "Gazzetta dello Sport" nga ana tjetër i ka mbyllur në "valixhe" ipotezat për Bogdanin, dhe nuk interesohet më për të. Trajneri i Sienës, Berreta, në një intervistgë dhënë për sitin e klubit acsiena.it, është shprehur edhe problemet në sulm, ku sulmuesit Kieza, Frik dhe Bogdani nuk po gjejnë golin prej disa javësh: "Shpresoj të shënojnë kundër Atalantës".
Aurel Vrenozi