Aluizni: Do të rimbursojmë pagesat e legalizimeve me para
deri në përfundim të procesit të legalizimit. Në kërkesë duhet të jetë e përcaktuar masa e pagesës që do të shlyhet me bono privatizimi. Burime zyrtare pranë ALUIZI-it bëjnë të ditur se për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit, për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Përjashtohet pjesa e sipërfaqes së parcelës mbi 500 m², e cila shlyhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare. Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi. Përjashtohen nga mënyra e pagesës me bono privatizimi, objektet informale me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale në objekte me leje, për të cilat pagesa e parcelës ndërtimore do të kryhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare.
Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur, apo për rimbursimin, në këmbim të bonove të privatizimit, subjektet që kanë kryer pagesa të mëparshme të parcelës ndërtimore, duhet të paraqesin kërkesë me shkrim pranë Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t. Afati për paraqitjen e kërkesës është, brenda 3 muajve, duke nisur nga data 12 Mars 2010.