Alves: Mourinho u vonua

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka kritikuar vonesën e trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho për kërkim falje pas sulmit ndaj Tito Vilanovas sezonin e kaluar.
Në ndeshjen e tensionuar të Superkupës së Spanjës, Mourinho ia futi gishtin në sy Vilanovas, i cili aso kohe ishte asistent i Pep Guardiolës kurse do ta drejtojë ekipin nga ky edicion. Më herët gjatë kësaj jave, Mourinho tha se ishte penduar për veprimin e tij.
Kurse, Alves ka deklaruar se: “Është mirë që ka ndryshuar qëndrimin por mendoj se ka pritur gjatë për të kërkuar falje. Është dashur ta bënte më herët”.