Prandeli mohon: Unë te Juve? Fantazi, iki jashtë Italisë
TIRANE-Emri i Çezare Prandelit është ai që po lakohet më shumë për të marrë pankinën e Juventusit, në rast largimi të Antonio Kontes, siç ka shumë gjasa të ndodhë. Ish-trajneri i Fiorentinës e njeh mirë ambientin bardhezi, ku ka qenë futbollist, ndërkohë që pëlqehet tej mase nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Por, mbrëmë vonë, tekniku i përfaqësueses italiane ka hedhur poshtë gjithçka sa i përket kësaj ideje. “Uroj që Konte të qëndrojë në pankinën e Juves, sepse ka treguar se ka aftësi, - u shpreh Prandeli. – Ideja që unë të shkoj te Juve është vetëm një fantazi futbolli. Do të qëndroj të drejtoj kombëtaren e Italisë. Ndonjëherë fusha më mungon, por nëse kthehem të bëj trajnerin e klubit, do më pëlqente jashtë Italisë”, shtoi ai.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)