E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fergi bën surprizën, Van Persi te “Djajtë”

TIRANE-Aleks Ferguson i befason të gjithë. Sipas “The Manchester Evening Neës”, trajneri Mançester Junajtid ka arritur të bindë Robin Van Persin të kalojë në skuadrën e tij. Skocezi ka mposhtur kështu konkurrencën e rivalëve të Sitit, të kthyer në një makth të vërtetë në merkato. Në ditët e fundit dukej se Robin Van Persi do të qëndronte tek Arsenali, duke larguar zërat që e shihnin sa te Juventusi, sa tek Interi. Por, ja ku vjen lëvizja e “Djajve të Kuq”. Firma në kontratë është çështje orësh, ndërsa kostoja e operacionit 25 milionë euro. Në këtë mënyrë edhe Juventusi mund t’i thotë lamtumirë objektivit numër 1 në merkato, atë të blerjes së një ylli në sulm. Sipas shtypit anglez, marrëveshja është zyrtare, ndonëse nuk është publikuar ende në uebsajtet e dy klubeve. Sër Aleks Ferguson donte ta shihte Van Persin në krah të Runit, duke krijuar kështu nga një dyshet sulmuese më të frikshme në Evropë. Akordi është gjetur për një shumë më të vogël nga sa kishte planifikuar Mançesteri. Ferguson ishte gati të jepte 30 milionë euro për Van Persin, por mbrëmë gjithçka është mbyllur për 25 milionë. Van Persi ishte dëshira e një pjese të madhe të klubeve të Evropës, me në krye Juventusin e Sitin, por holandezi ka preferuar “Djajtë e Kuq”.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›