E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amanda Bynes në spital psikiatrik

imageAktorja problematike Amanda Bynes është urdhëruar që të qëndrojë edhe për dy javë tjera në një spital psikiatrik pasi prindërit e saj kërkuan nga doktorët që të rekomandojnë këtë gjë, shkruan perezhilton.com.

Ylli është shtruar në spitalin psikiatrik pasi të hënën ajo kishte ndezur zjarr para shtëpisë së një të panjohuri.

Një grua e re e cila besohet se ka qenë Bynes është parë duke u futur në spitalin psikiatrik të Los Anxhelosit, ndërsa me një pëlhurë të bardhë ishte mbuluar i tërë trupi i saj.

Policia ka arrestuar aktoren e filmit Hairspray për t`ia bërë një kontroll të gjendje mentale. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›