E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Specaj, në shtëpinë e Bubulinës

Nga Luan Rama

P1120830Korrik 2013.  Rikthehem në ishullin Specaj të Greqisë me dëshirën për të rijetuar me po ato emocione të disa viteve më parë historinë e Bubulinës, heroinës arvanitase të Revolucionit Grek që shpërtheu në vitin 1823 e që më pas solli pavarësinë greke. Atëherë unë përktheja romanin biografik të shkrimtarit dhe historianit francez Michel de Grèce, i cili me origjinë greke nga familja mbretërore, por i rritur në Perëndim ishte nga të vetmit historian e shkrimtarë që në Greqi pohonte me plot gojën përkatësinë shqiptare të Bubulinës, si një arvanitase e lindur në burgjet e tmerrshme të Turqisë (meqë i ati ishte burgosur atje) dhe që në familjen e saj flisnin shqip. Ndryshe nga Hidra, ishulli pranë Specaj, që ishte vendi i të parëve të Bubulinës, Specaj ku ajo u martua dhe bëri historinë e saj, është një qytezë e shtrirë, me ato shtëpi të bardha e kanate ngjyrë blu, mbushur me bukovile të kuqe dhe rrugët e ngushta ku njerëzit përshkojnë lagjet nga njëra anë në tjetrën me motorrë. Një qytezë fort e këndshme me ato shtëpi karakteristike e cila shekuj më parë, ashtu si Hidra e arvanistasve të famshëm Miauli, Kondurioti, admiralët Tombazi, etj, ku të bën përshtypje, që veç Bubulinës dhe emra të tjerë flasin për histori spikatëse. Dhe është e habitshme që një kafene shumë e vjetër dhe e bukur, buzë detit, e quajtur Kafeneja 100  ka pllakën ku shkruhet: Gjon Kastrioti, 1800 Çështë ky pinjoll Kastriotas, përse këtu, ndërkohë që përgjithësisht fara e Kastriotëve u shpërnda.

Atë ditë, ne i kishim zbritur anijes në skelën e në Specajt, atje ku gjendej dhe statuja e Bubulinës, që ngjante sikur priste ende marinarët e saj. Specaj ishte si gjithë ishujt grekë, me shpatin malor me pisha, ku lart, gati në majë, ngrihej një ndërtesë e vjetër, ndoshta e kohës së bëmave të Bubulinës. Zbritëm në Dapia, në skelën e përmbytur nga dielli i nxehtë dhe gomerët që prisnin turistët që të vizitonin ishullin.

BubulinaZbritëm atje ku Bubulina kishte bredhur vajzë e re. Tetë topat e saj të vendosura aty, qëndronin ende për tu kujtuar vizitorëve të huaj bëmat e heroinës së Revolucionit. Si dhe Hidra, Specaj ishte një vend ku përziheshin mitet, legjendat, dhe bëmat e vërteta të banorëve të saj. Varri i Barbatasit, ishte lart në varrezat, duke kujtuar gjithnjë vetëmohimin e marinarëve trima që në netët pa hënë, nisnin drejt anijeve turke barka me eksploziv për ti shkatërruar. Banorët tregonin, se ato kohë, më 1827, në bodrumet e kishës së Shën-Nikollës, priftërinjtë kishin fshehur trupin pa jetë të nipit të Napoleon Bonapartit, i cili kishte zbritur në ishull i mbushur gjithë plagë nga një betejë detare. Pas lëngatës, atë e kishin kredhur në një fuçi me rum ku u ruajt gjatë pesë vjetëve, në mënyrë që mos të prishej.
Shtëpia e Bubulinës ishte në lagjen që quhej kunupica që siç thonin dhe studiuesit grekë, origjinën e kishte nga fjala shqipe kunupi. Një shtëpi e rëndë dykatëshe, e bardhë, si gjithë shtëpitë e ishujve të tjerë, e mbuluar me tjegulla, ku dritaret e saj të mëdha shihnin kalldrëmet e ishullit dhe detin përtej. Oborri kuqëlonte nga lulet. Një shtëpi pothuaj treqind vjeçare, me katër dhoma të mëdha e sallone poshtë e sipër, ku dikur jetonte familja e burrit të saj të dytë, Bubulis. Në fakt ajo quhej Laskarina Pinotis, por Bubulina e thirrën pas vdekjes heroike të burrit të saj, Bubulis, i cili kishte qenë një njeri me frymë evropiane pasi kishte jetuar disa kohë në Firence dhe madje shtëpia e tij, nga konstrukti, të kujtonte vilat fiorentinase. Tavani i gdhendur i asaj shtëpie, i ngjante tavaneve të gdhendura të Gjirokastrës. Në krah, ishte minderi ku dikur priste miqtë, si dhe një pasqyrë e madhe dhe e bukur veneciane. Më tutje, gjendej një tavolinë franceze e objekte të tjera të blera në Firence apo në Orient, vazo porcelani njëra prej të cilave, kineze e viteve 1600, me figurina vajzash anonime si dhe një kasafortë e madhe e prodhuar në Marsejë, që vite me rradhë kishte qenë në kabinën e anijes së saj Agamemnoni, ku ajo mbante firmanet turke apo paratë. Nuk mungonin aty as koburet e saj, pisqolla të vjetra në argjend, kamat bizantine apo dhuratat e tjera nga Cari i Rusisë,(një brez lëkure për të vendosur shpatën), armë të grabitura kushedi në çbetejë si dhe piktura të mrekullueshme me portretin e saj, siç ishte dhe një e bashkëkohësit të saj, piktorit Friedel apo ajo në anije e piktorit gjerman Hes. Po kaq befasuese ishin dhe letrat e shkruara nga dora e saj me një kaligrafi të habitshme për një audidakte si ajo, jeta e së cilës, në pjesën më të madhe kishte kaluar veçse në detra e oqeane.

Bubulina lindi në një burg të Stambollit, në atë burg që banorët e quanin Kështjella e shtatë kullave. Ishte mëngjesi i 11 majit të vitit 1771. Nëna e saj Shqevo, kishte shkuar të takonte burrin e saj, kapedanin Pinotis, që mbahej i burgosur nga otomanët. Ishte një luftëtar i rezistencës greke që ato vite luftonte për çlirimin e Greqisë. Ajo kishte shitur gjithçka që kishte, vetëm e vetëm që të shkonte të shihte burrin e saj. Rruga gjer në Stamboll kishte qenë e gjatë. Më kot kishte kërkuar ta ndihmonin në dyert e Fanarit, por më së fundit, kishte mundur ta siguronte një leje që të takonte burrin e saj. Çuditërisht, atë mëngjes, kur mbërriti në “Kështjellën e shtatë kullave, burrin e saj e gjeti të vdekur në qeli. Kishte ditë që kishte vdekur. Nga dhimbja e madhe, gruaja shtatzënë lindi para kohe. Burzino, shoku i armëve të Pinotis, i burgosur bashkë me të, e ndihmoi gjatë lindjes dhe kërkoi ti vërë emrin Laskarina, në kujtim të nënës së tij. Disa javë më vonë, me Laskarinën kërthi, Shqevo zbarkoi në shtëpinë e saj në Hidra, por shumë shpejt largohet në Specaj, ku dhe martohet për së dyti. Edhe atje banorët ishin arvanitas, por më të butë e më të thjeshtë se ata të Hidrës, rivales së tyre.

Në Specaj flasin arvanitika, pra shqip, gjuhën tonë, – shkruan Michel de Grèce përmes gojës së Laskarinës. – Në fakt, nëna, ati im dhe unë, ishim grekë pa qenë të tillë. Ishim grekë me shpirt e me zemër, me fe dhe me ideal, dhe sigurisht, grekë të sakrificës, sepse ne jepnim dhe jetën tonë për Greqinë, por jo grekë nga gjaku, sipas historianëve puristë. Unë jam një arvanitase, me një fjalë, shqiptare. Që prej kohrash tepër të largëta, raca jonë ka patur emra të ndryshëm. Vallë jemi pellazgë, ilirianë? Mos vallë gjuha jonë vjen drejtpërdrejt nga sankritishtja, siç e pohojnë ekspertët? Di vetëm se ne kemi ardhur në Ballkan që prej mijra vjetësh dhe jemi shpërndarë nëpër koloni, pothuaj ngado nëpër Greqi. Hidra është shqiptare, Specaj po ashtu.
Laskarina u rrit në një ambient arvanitas, me këngët dhe zakonet e tyre, të njëjta me ato të Shqipërisë së jugut. Të njëjtat këngë, mite e rite. Shumë e re ajo dashurohet me një grek nga Specaj, të quajtur Jonuzas, që atë kohë, si gjithë burrat e këtyre ishujve, rrihte detet e Greqisë dhe të Mesdheut. Në historinë e atyre ishujve, Bubulina do të ishte e para grua që do të thyente zakonin e vjetër. Duke ia lënë fëmijët nënës së saj, ajo ishte e para që  e ndoqi të shoqin në det. Ai e mori atë në portet e Italisë dhe të Dalmacisë, e çoi tutje në Smirnë (Izmir) dhe në portet e Spanjës, ku blinin armë prusiane dhe angleze. Në Marsejë të Francës shisnin grurë dhe blinin mëndafshet e famshme të Lionit apo verën Bordo. Në Kartagjenë shisnin kaviar dhe blinin verën Malaga. Tregëtia u shkonte mbarë, edhe pse u duhej shpesh të luftonin me piratët korserë apo doganierët turq. I frymëzuar nga Katerina e II e Rusisë, Jonuzas nisi luftën në det kundër ot

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›