E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amaneti në vend

Pesë ditë pas vetëvrasjes së aktorit të madh, Bekim Fehmiu, hiri i tij është hedhur në Lumbardhin e Prizrenit.

Sipas një qytetari të Prizrenit, hedhja e hirit është bërë mëngjesin e sotëm, te vendi i quajtur Marash, në praninë e familjes së ngushtë të aktorit të ndjerë, raporton KTV.

Ky edhe ka qenë amaneti i aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në letrën, të cilën e kishte shkruar para se të bënte vetëvrasje në apartamentin e tij në Beograd. Mësohet se ceremonia e hedhjes së hirit është kryer në diskrecion të plotë.

Bekim Fehmiu, 74 vjeçar, ka bërë vetëvrasje të martën e kaluar. Aktori shqiptar kishe arritur famë botërore me disa filma, mes tyre “Odiseja” dhe "Mbledhësit e puplave".

Gjatë viteve '80, ai tërhiqet nga aktrimi në shenjë të protestës kundër propagandës antishqiptare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›