Selimi në Turqi
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në seminarin treditor (21-23 qershor 2010), të nivelit të lartë, ku do jenë pjesëmarrës gjeneralë, admiralë, ambasadorë, e të tjerë, të quajtur, “Rruga e Mëndafshtë”, të organizuar nga Qendra e trajnimit për paqe dhe partneritet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke.
Qëllimi i seminarit është për t’u njohur me misionin global të NATO-s, në rolin e zhvillimit të sigurisë kolektive dhe të arkitekturës të sigurisë Evropiane, i cili ofron një mundësi të mirë për shkëmbimin e përvojave midis shteteve.
Diskutimet në seminar do të përqendrohen në konceptet e reja strategjike të NATO-s, dhe sfidat që NATO-ja po has në rrethana të reja të sigurisë si dhe mbi mundësitë e zhvillimit, bashkëpunimit dhe partneritetit në rrethana të reja të sigurisë.