E Diel, 1 Nëntor 2026

Amatoret e Krolej Taun perballe djajve ne 1/8

Kujdes Kroulej Taunin Joprofesionistet e kategorise se 7-te ne Angli kane arritur nje kualifikim historik ne raundin e 5-te te FA Cup dhe tani do te kene perballe skuadren qe kishin enderruar Mancester Junajtid. Do te duhet te marrin paracetamol tani qe do te ndeshen me ne - tha trajneri Stiv Evans pasi Met Tjubs shenoi golin e vetem ndaj Torkuase se Liges se dyte. Mos u shqetesoni edhe nese do te shkojme ne Old Trafford ne raundin e 5-te do te shkojme per te fituar. E nje parashikim i tille i teknikut te Koulejt u be realitet kur shorti i djeshem i vuri perballe djajve te kuq 1 te njejtin emertim mban dhe kjo skuader. Kroulej u kualifikua per here te pare ne 16 skuadrat me te mira te Fa Cup ne historine e kesaj skuadre. Ky ekip vendos edhe nje tjeter rekord eshte skuadra e gjashte amatore qe arrin ne kete faze te kupes qe prej Luftes se Dyte Boterore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›