E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes qyteti ne kaos nga trafiku

KUKES - Trafiku ne qytetin e Kukesit po kthehet ne nje problem shqetesues per banoret Policine Rrugore dhe bashkine e qytetit. Parkimet e gabuara mosrespektimi i sinjalistikes rrugore dhe drejtimi i autoveturave nga persona te papajisur me leje drejtimi sjell kaos dhe aksidente te panevojshme. Bashkia dhe policia rrugore jane institucionet qe me ligj rregullojne mbarevajtjen e trafikut. E nese eshte arritur qe ne oren 07.00-08.00 te mengjesit sheshi qendror dhe rruget lidhese me shkollat te bllokohen nga policia per automjetet kjo nuk ndodh me vone sidomos gjate pushimit dhe mbarimit te mesimit tek gjimnazi dhe universiteti ku ka dyndje te te rinjve me automjete. Kryetari i Bashkise Hasan Halili thote se edhe Kukesi tashme duhet te jete nje qytet si shume qytete te tjera ne vend a jashte qe te kete nje shesh pa automjete por te qytetareve. Ai i ka propozuar Keshillit Bashkiak te miratoje pezullimin e qarkullimit ne bulevardin nga 6-kateshi deri tek Radio Kukesi por keshilli nuk e ka miratuar. Kryebashkiku ka kerkuar qe ne radhe te pare vete drejtuesit me te larte dhe te gjithe institucioneve te zbatojne ligjin dhe te mos behen pengese per zbatimin e tij. Bashkia ka dhe nje plan per vendosjen sa me te shpejte te sinjalistikes se re rrugore ne qytet. Vetem pak dite me pare nje aksident i shenuar ne mes te qytetit la te plagosur 4 te rinj. Jo vetem pakujdesia por dhe mungesa e sinjalistikes per te kontrolluar levizjet e mjeteve u bene shkak per kete ngjarje. Qarkullimi mespermes qytetit i makinave deri para se te vihej ne pune autostrada e re e cila e devijon levizjen drejt Kosoves poshte qytetit ka amortizuar totalisht rruget. Ketu shtohen dhe demet qe nje firme private shkaktoi gjate punes per te ndertuar ujesjellesin e ri. Bashkia po shqyrton mundesine e marrjes se kredive ne banka per te ribere rruget e qytetit me i madhi ne zonen verilindore. Nga ana e saj policia rrugore thote se ka shtuar masat me mjete dhe forca per te stabilizuar trafikun. Vetem ne vitin e kaluar jane vene 10.400 gjoba dhe 120 raste te pezullimit te lejeve te drejtimit per kundravajtesit dhe jane vjele 110 milione leke duke u bllokuar dhe 147 mjete. Vetem ne qytet jane vene 2720 gjoba. Nderkohe shifrat flasin per shtim te masave administrative dhe per janarin e ketij viti ku jane bllokuar tri automjete pa dokumentacionin e duhur.                   j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›