Shuhet hasmeria falen tre vellezer te ngujuar 25 vjet
Kane qene nderhyrjet e misionareve te pajtimit kombetar ata qe kane bere te mundur edhe pajtimin e dy familjeve ne hasmeri. Zanafilla e hasmerise ishte nje vrasje e ndodhur ne vitin 1986 ne qytetin e Mamurrasit kur Fran Cacurri nga fshati Zheje i Kurbinit vrau Ndue Doden pas nje konflikti momental. Por hasmeria prej me shume se dy dekadash eshte mbyllur dje.
Familja Cacurri qe prej vitit 1986 ka qendruar e ngujuar me perjashtim kur hasmi u jepte leje me afate te paracaktuara nje muaj apo me shume. Grate e shtepise kujdeseshin per gjithcka pasi sipas kanunit burrave nuk u lejohej te dilnin nga
shtepia perndryshe vriteshin. Tre djemte e Fran Cacurrit autorit te krimit jane detyruar te nderpresin shkollen per shkak se u rrezikohej jeta. Vete autori i vrasjes ka nderruar jete disa vite me pare. Djemte e tij duke zbatuar me perpikeri zakonet kanunore i kane derguar Dod Dodes pleqte e Kurbinit duke i shtrire doren e pajtimit. Ndermjetesi Gjin Taci u shpreh se ishte dashur nje kohe e gjate lutjesh dhe bisedash me familjen e Ndue Dodes i cili eshte vrare nga Fran Cacurri. Shume te aferm te familjes Doda kishin nderhyre per te pajtuar dy familjet derisa dje Dode Doda 75 vjec ne emer te jetes shkoi ne familjen Cacurri duke u falur gjakun. shte e veshtire te falesh por nderhyrjet per kete kane qene te vazhdueshme prej vitesh. Thirra edhe femijet nga Italia e pasi i mblodha te afermit e mi vendosem te kryejme kete falje. Nuk kane faj djemte e Franit per vrasjen e kryer nga babai i tyre. Nuk kane faj as te afermit e tij te cileve ne nuk u kemi folur per 25 vite. Megjithate une do i falenderoj djemte e Fran Cacurrit per sjelljen qe kane treguar duke zbatuar me perpikeri kanunin. Nuk duhet te bejme ne gabimet e te pareve tane. Te afermit me binden e tashme duke nisur nga sot familjet tona do te jene bashke per dasma e fatkeqesi u shpreh Dode Doda. Misionaret e pajtimit sebashku me familjen Cacurri kane vajtur ne familjen Doda duke kryer edhe ritet kanunore duke i pire kafen dhe nga nje gote raki. Me pas familja Doda shkoi ne banesen e tre vellezerve qe per 25 vjet kishin qene te ngujuar ku i dhene besen njera-tjetres se duke nisur qe nga dita e djeshme ata te miren dhe te keqen e ndajne se bashku.
Familja Cavurri jeton ne fshatin Zheje te Kurbinit vetem 7 kilometra larg ndodhet edhe familja Doda e cila eshte e vendosur ne Gramez te Krujes. Sekretari i misionit te pajtimit kombetar Frrok Gjetani u shpreh se me faljen e tyre numri i familjeve ne hasmeri qe jane pajtuar ka shkruar ne 180. Ndersa jane me mijera konflikte te shuara nga nderhyrja e misionit jo vetem ne Kurbin por edhe ne rrethet e tjera te vendit tone.
U falen tre vellezer por dhe nipa e mbesa
Kryetari i misionit te pajtimit kombetar Kurbin Gjok Malci ishte nje nder ndermjetesit e faljes se gjakut. Jeten na e ka dhene zoti e ai duhet te na marre askush tjeter nuk duhet te beje nje veprim te tille. Sot do falenderoj familjen Doda qe i dha jete jo vetem femijeve te Fran Cacurrit por edhe te afermve te tij. Sot nuk jane fale vetem tre djemte e Fran Cacurrit por edhe nipat mbesat e te afermit e kesaj familjeje qe deri dje nuk flisnin me familjen Doda nga Gramze e Krujes u shpreh Malci.
KURBIN/ ROLAND NIKOLLI