Amauri Nuk dua te degjoj me Juventus
Amauri ka lene Juventusin skuader me te cilen nuk shenonte ne kampionat qe nga 14 shkurti i vitit te kaluar. Italo-braziliani tani do te jete pjese e Parmes ne te cilen kerkon te fitoje nje bast personal me trajnerin Del Neri. Jam i ndergjegjshem qe nuk kam qene per disa kohe Amauri i vertete por fajin e paraqitjeve te mia e kane pasur demtimet. Kete vit e kisha nisur mire me 3 gola ne Ligen e Evropes por me pas demtimet me lane prapa. Per me teper ne Torino nuk kane munguar kurre kontestimet ndaj meje keshtu qe ketu ne Parma nuk dua te degjoj me per Juven. Me pas do shohim nese isha une fajtori i vertete i krizes se ekipit.