E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elis Bakaj 5 vjet kontrate me Dinamon e Bukureshtit

Elis Bakaj eshte zyrtarisht nje lojtar i Dinamos se Bukureshtit. Sulmuesi shqiptar ka firmosur dje nje kontrate 5-vjecare me kete klub duke e perfituar 150 mije euro rrogen ne sezon. Nderkaq klubit te Dinamos se Tiranes i kane shkuar ne arke 250 mije euro nga shitja e kartonit te lojtarit. Bakaj eshte pritur me entuziazem nga drejtuesit e Dinamos se Bukureshtit dhe me se shumti nga tifozet e kesaj skuadre. Kemi marre Demollarin e ri ishin pankartat dhe thirrjet e sportdashesve duke e krahasuar Bakajn me Sulejman Demollarin i cili ka luajtur te kjo skuader ne vitet 91-94 duke u shpallur lojtari me i mire i huaj i te gjitha koherave qe ka luajtur ndonjehere me Dinamon e Bukureshtit. Vete Bakaj eshte shprehur i kenaqur nga arritja e tratatives. Uroj qe te mos zhgenjej askend. Me vjen mire qe klubet gjeten marreveshjen dhe tani duan vetem ti bashkohem skuadres dhe te bej me te miren me Dinamon e Bukureshtit ka pohuar Bakaj ne daljen e pare per mediat rumune.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›