E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela te TSV Vindek ne ligen e 5-te gjermane

Lajmi konfirmohet nga mediat gjermane por vete futbollisti ne nje prononcim per Panorama mohon gjithcka. Mund te duket e pabesueshme por kapiteni i Kombetares shqiptare ne mungese te Altin Lales Ervin Skela ka zgjedhur te luaje per skuadren e kategorise se peste ne Gjermani TSV Vindek. Te pakten kete gje raportojne mediat gjermane. Pak perpara fundit te merkatos kemi arritur nje marreveshje tregon me buzeqeshje drejtuesi i skuadres Heiko Scholz per shtypin gjerman. Kapiteni 34-vjecar i perfaqesueses shqiptare i cili prej kohesh eshte pa ekip do te kishte dashur te luante ne nje nga ligat e para gjermane si Kelni Karlsruhe apo Bielefeldi por nuk arriti qe te nenshkruante per asnje nga keto skuadra. Por mesa duket pamundesia per te rene dakord e ka detyruar ate te zgjedhe klubin zonal qe mesa duket i ka plotesuar kerkesat financiare. Vete futbollisti ka pohuar dje ne mbremje se nuk ka firmosur per kete skuader. Jo nuk eshte e vertete qe kam nenshkruar per kete ekip. Une vetem sa do te bej stervitje aty per te mbajtur trupin ne forme. Madje edhe po me kerkoi Kombetarja nuk do te refuzoj ka pohuar Skela. Ish-lojtari i Kaiserslautern Frankfurtit Bielefeldit Kotbusit e Koblenzit ka luajtur ne total 68 ndeshje ne Bundeslige 1 21 gola dhe 145 ne Bundesligen 2 32 gola. TSV Vindek eshte nje klub ne distriktin e Datenfeld ne veri te zones se Vestfalia dhe eshte formuar vetem ne qershor 2009 nga bashkimi i FC Germania Datenfeld Vindek FC dhe TSV Dreisel. Skuadra i luan ndeshjet ne Germania Datenfelder Sports Park me nje kapacitet prej 1 mije vendesh te ulura.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›