E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Amazon shkurton stafin me 10,000 veta! Jeff Bezos: Kurseni, mos blini makina dhe televizorë

Miliarderi Jeff Bezos tha se njerëzit mund të përgatiten për recesion duke frenuar blerjen e artikujve të mëdha si televizorë dhe makina, pasi ai parashikon se ekonomia amerikane mund të jetë në tkurrje deri në vitin 2023. Duke folur për CNN Business , sipërmarrësi tha se njerëzit duhet të ndalojnë blerjet e mëdha dhe te bëjnë më shumë kujdes në të ardhmen. 

Amazon po planifikon të pushojë deri në 10,000 punonjës, pushimet masive më të mëdha në historinë e kompanisë, sipas The New York Times . Ai shtoi se nuk mund të parashikonte se sa do të zgjaste rënia, por tha se SHBA ka të ngjarë të ishte në një rënie ‘shumë shpejt’.
Kompania e shitjes me pakicë, e cila fiton shumicën e parave të saj nga shërbimet e internetit, është punëdhënësi i dytë më i madh në SHBA, pas vetëm Walmart. “Ekonomia nuk duket mirë tani, gjërat po ngadalësohen, po shihni pushime nga puna në shumë sektorë të ekonomisë”, tha Bezos.

Ai u shfaq përkrah Lauren Sanchez, të dashurës së tij 52-vjeçare, pasi nisi një sipërmarrje filantropike. Lajmi vjen pasi themeluesi njoftoi se do të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi që luftojnë ndryshimet klimatike. Manjati nuk dha detaje specifike për bamirësitë që do të dhurojë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›