Felaj: Berisha i tmerruar nga hetimi i pavarur
Ashtu sikurse mjaftë deputetë opozitarë, në një dalje publike për mediat dhe deputetja e PS-së Ermonela Felaj akuzoi palën kundërshtare me në krye kryeministrin, kjo pas akuzave për vrasjen e 4 demonstruesve dhe problemet me korrupsionin.
“Berisha nuk ndalet me dhunën verbale. I tmerruar nga hetimet e dala nga kryeprokurorja Ina Rama, Berisha tregon se është i tmerruar nga hetimi i pavarur. Berisha është i tmerruar nga e vërteta e cila po del në shesh, në shesh të cilat nuk mund ti djegë dot. Berisha është kapur në vjedhje nga populli i cili kërkon largimin e kualicionit të turpit dhe zgjedhje të drejta” tha në fjalën e saj Felaj.