Shalsi: Në 18 shkurt, ti japim fund kësaj qeverie

Deputeti i PS-së Eduard Shalsi, pas akuzave të ndërsjellta nga PD-ja, në një konferencë për shtyp deklaroi se në datën 18 do të dilet në protestë për ti dhënë fund kësaj qeveri kusarësh. Ndër të tjera, Shalsi akuzoi kryeministrin Sali Berisha sikurse dhe një grupi deputetësh të cilët grabisin popullin.
Për këtë, deputeti i PS theksoi se të gjithë deputetet opozitarë do të dalin në shesh kundër plaçkitjes së shtetit nga oborrtarët e shtetit, per ti dhenë fund vrasjeve, për të larguar hajdutërinë dhe korrupsionin dhe për të hapur një kapitull të ri me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Historia na jep shembuj të tjerë se cfarë i pret qeveritarët që nuk mbështesin interesat e vendit, por interesat e tyre private, kjo një përpjekje e dështuar për të qëndruar në pushtet. Fundi është i parevokueshëm, sa më shumë i afrohen fundit, aq më të rrezikshëm bëhen. Berisha vrau dhe plagosi dhjetra të tjerë, pasuritë publike qe Berisha deshiron ti shesë pronat dhe pasurite publike te shqiptarëve, parandjen fundin e tij dhe kërkon të marrë sa më shumë për ditët që i kanë mbetur”.
Ndërkaq, Shalsi theksoi se në datën 18 shkurt do të protestohet.
“Në 18 shkurt kundër pushtetit jo legjitim, pushtetit vrasës. 1280 pasuri publike nuk i përkasin oborrit të Saliut, jane shpresa e rimëkëmjes se ekonomisë, te daljes nga kjo krizë, bashkë me shqiptarët qe nuk pranojne të grabiten, do dalim ne Bulevardin e Tiranës”.
PS është kundër plackitjes së shtetit nga oborrtarët ndaj neser kjo vjedhje do të marrë përgjigjen e merituar, tha më tej Shalsi.