Ambasada Amerikane në Kiev jep shifrat: 183 fëmijë janë vrarë dhe 342 janë plagosur nga fillimi i luftës në Ukrainë

Ambasada amerikane në Kiev ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, shifrat e fundit të fëmijëve të vrarë në Ukrainë nga forcat ruse.
Ambasada thotë se 183 fëmijë janë vrarë dhe 342 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
“Pas çdo vdekjeje të një fëmije – nëna, babai, familja, jeta ndryshon përgjithmonë. Çdo atentat është kryer nga një ushtar, komandant rus dhe Vladimir Putin, krimet e të cilit nuk do të harrohen”, shkruan Ambasada amerikane në Kiev, raporton The Guardian.
/rtsh.al/