E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada Amerikane, thirrje qytetarëve të mos mashtrohen

Ambasada Amerikane njofton të gjithë qytetarët të mos mashtrohen përsa i takon llotarisë amerikane.
 

“Ambasada e SHBA paralajmëron për tentativa mashtrimi me vizat e shumëllojshmërisë (DV). Ndërkaq, nëse keni marrë postë elektronike (e-mail) që ju lajmëron se aplikimi juaj për programin e DV-së ka qenë i suksesshëm dhe ju kërkohet që të dërgoni para në emër të një individi apo biznesi, ju mund të bëheni viktimë e një mashtrimi nëse i përgjigjeni atij e-maili”.
 

“Nëse keni aplikuar për DV-2012, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të bëhet online duke filluar nga data 1 Maj 2011 në faqen e internetit http://www.dvlottery.state.gov/, nëpërmjet opsionit Kontroll i Statusit të Aplikimit (Entry Status Check). Kjo është e vetmja mënyrë në të cilën ju do të merrni njoftim mbi statusin e aplikimit tuaj. Nëse jeni përzgjedhur, atëherë duhet t`i përgjigjeni udhëzimeve të njoftimit që mundësohet nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit. Proçesimi i rastit tuaj do të fillojë vetëm pasi t`i jeni përgjigjur Kontrollit të Statusit të Aplikimit. Në këtë pikë, ju mund të merrni komunikim me e-mail direkt nga Qendra Konsullore Kentucky (QKK), e cila mund t`ju informojë për të shqyrtuar Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja në lidhje me aplikimin tuaj” thuhet më tej në deklaratë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›