LDK bojkoton votimin, Lëvizja “Vetëvendosje” kundër Pacollit
Komisioni pas shqyrtimit të kandidaturës vlerëson se kandidati Behxhet Pacolli i plotëson kushtet për kandidim.
Ndërkohë, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të merr pjesë në votimin e presidentit dhe qeverisë.
“Konsiderojmë se këto zgjedhje kanë qenë të manipuluara”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri.
Nga ana tjetër, Lëvizja “Vetëvendosje” nuk do ta votojë Behxhet Pacollin për president.
“Ai është i papërshtatshëm për president”, ka thënë Visar Ymeri, ndërkohë qe ka drejtuar një varg akuzash për Pacollin.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sikurse LDK-ja do te bojkotojë votimin e presidentit dhe qeverisë. Shefi i GP të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se GP i AAK-së nuk do të merr pjesë gjatë votimit të presidentit dhe qeverisë.
Ndërsa kryetari i SLS-së, Slobodan Petrovic ka thënë se SLS është për zgjidhje, e jo për të shkaktuar probleme. Ai ka thënë se kjo parti do t`i jep shansin Pacollit për president.
Mahir Jakxhilar ka thënë se KDTP po ashtu përkrah Pacollin për president.
Në vazhdim, Kuvendi ka hapur debatin rreth zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë