Ambasada Amerikane:`Defender 25` tregon forcën e partneritetit SHBA–FSK

Ambasada Amerikane:`Defender 25` tregon forcën e partneritetit SHBA–FSK
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se stërvitja e udhëhequr nga ushtria amerikane, DEFENDER 25, po demonstron forcën e bashkëpunimit mes SHBA-së, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Aleatëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në postimin e ambasadës amerikane në Facebook theksohet se “DEFENDER 25”, tregon aftësinë e Ushtrisë Amerikane për të dislokuar shpejt dhe për të bashkëpunuar me aleatët nga Arktiku deri në Mesdhe dhe Detin e Zi, duke dëshmuar përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe fuqinë e partneritetit.
“Për herë të parë në Kosovë po zhvillohet një seli komandimi në nivel divizioni, me 180 persona nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë së Pensilvanisë që mbikëqyr katër brigada multinacionale.
Mbi 960 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u trajnuar së bashku me forcat amerikane dhe partnerët nëpër Evropë, duke treguar rolin gjithnjë në rritje të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës amerikane.
Në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Babaj të Bokës, si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, sot mori pjesë edhe e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Anu Prattipati, Komandanti i Divizionit të 28-të Gjeneralmajor Michael Ëegscheider dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëa-s Gjeneralmajor Stephen Osborn.
/rtsh.al/