Ambasada Britanike: Duhen masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi një ditën më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada ka dënuar ngjarjen duke theksuar se “jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja”.
“Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, u shpreh ambasada britanike.
Ambasada britanike i shprehu ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të gjykatësit Astrit Kalaja.
Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë pasditen e djeshme u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë humbi jetën.
Nga të shtënat u plagosën gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.
/rtsh.al/