E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada amerikane përkujton 11Shtatorin, u vranë 300 mijë persona

TIRANE- Një histori personale që lidhet me 11 shtatorin e vitit 2001, dhe mënyra e se si ajo ditë ndryshoi një herë e përgjithmonë jetën e tyre dhe të shumë amerikanëve, është sjellë si videomesash ditën e sotme.
 
Kjo është forma që përfaqësuesit e ambasadës amerikanë në Tiranë kanë përzgjedhur për të përkujtuar tragjedinë e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pas dy sulmeve terroriste në New York dhe Uashington humbën jetën rreth 300 mijë persona.
 
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, dhe punonjës të tjerë të ambasadës nëpërmjet një videomesazhi treguan se si e përjetuan atë tragjedi dhe impakti që ajo pati në jetën e tyre.
 
11 shtatori është shpallur edhe si dita kombëtare e shërbimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nderim të atyre që humbën jetën në sulmet terroristë të 12 viteve më parë.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›