E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja per nje femer ne Shijak arrestohen 3 autoret

Arrestohen autoret e vrasjes se Festim Lama, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Radë të Shijakut .
Tre personat Alfred Gjoka 31 vjeç, Baki Huqi 56 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, si dhe Erian Muharremi 33 vjeç, banorë të Manzës, akuzohen per vrasjen e Lames.
Policia e Durrësit njofton se të pakën 7 persona në gjendje të dehur, u përfshinë në një konflikt, për shkak të një vajze qe ndodhej brenda ambjenteve te lokalit.
Gjatë arrestimit sekuestroi armën e zjarrit me të cilën është kryer vrasja si dhe pistoletën e lënë ne vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›