Te enjten ceremonia per Azem Hajdarin bashkia publikon axhenden

Te enjten personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit ‘90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azem Hajdarit do ta percjellin ate drejt Varrezave te Dëshmorëve të Kombit. Bashkia e Tiranës publikon axhendën e ceremonisë së organizuar për të nderuar Heroin e Demokracise. Homazhet do te nisin ne oren 10:00, në Pallatin e Kongreseve. Në orën 12:00, kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ndersa ne 12:30, do të nisë ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.