Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, deri në fund të vitit

Kryediplomati i Malit të Zi, Igor Lukshiq thotë se Podgorica planifikon që deri në fund të këtij viti të hap ambasadën në Kosovë dhe pret hapjen e ambasadave në Rumani dhe në Bullgari, transmetojnë mediat serbe.
Duke prezantuar raportin për punën e Ministrisë së Jashtme para ligjvënësve malazezë, Lukshiq ka thënë se viti 2012 do të mbahet mend për rezultatet më të rëndësishme të arritura deri më tash në vendosjen e kornizave të prioriteteve të politikës së jashtme, transmeton B92 informatën e TV të Malit të Zi.
Ai ka thënë se viti i kaluar do të mbahet mend si vit kur Mali i Zi ka nisur bisedimet për integrimin në BE./Indeksonline/