UP-ja e zhytur në borxhe

Rreth 2 milion euro borxhe ka Universiteti “Hasan Prishtina”. Të grumbulluara vit pas viti nga udhëheqësit e ndryshëm të UP-së, drejtuesit aktual nuk po arrijnë dot t’i shlyejnë ato.
Universiteti i ka borxh rreth 1 milion e 700 mijë euro vetëm administratës tatimore të Kosovës.
Prorektori për financa dhe infrastrukturë në UP, Sejdi Rexhepi, ka thënë se akoma ka borxhe të tilla të që aktualisht janë në procedura gjyqësore dhe janë të panjohura për rektoratin, raporton ktv. Ai ka shtuar se këto borxhe janë mbledhur nga viti 2002.
Rexhepi e ka përmendur borxhin e UP-së prej 200 mijë eurosh ndaj Agjencisë Kosovare të Akreditimit, dhe se deri tani është larë shuma prej vetëm 40 mijë eurosh.
“Ne kemi një borxh atje që ka të bëjë me akreditimin e programeve të ndryshme arsimore , psh për vitin e kaluar është shuma diku rreth afër 200 mijë euro. Sivjet rreth 40 mijë euro kemi paguar, dmth një pjesë të vogël të borxhit për të vazhduar komunikimin me Agjencionin e akreditimit, sepse ekzistonte kërcënimi se në qoftëse ne nuk i paguajmë borxhet nuk do të akreditohemi në programet e reja që I kemi për këtë vit”.
Buxheti i UP-së është 27 milion euro kurse 19 milionë shkojnë vetëm për paga dhe meditje për stafin akademik dhe punonjësit e tjerë./Indeksonline/