E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA: Ligji ndalon zbulimin e informacionit privat

TIRANE-Pas dyshimeve të ngritur nga një media e shkruar se Lulzim Basha ka përdorur një pasaportë jo të rregullt amerikane në vitin 2001, ka reaguar Ambasada Amerikanë në Tiranë. Media e shkruar fakton se Basha, aktualisht kandidat për Bashkinë Tiranë e ka përdorur këtë pasaportë për të blerë në vitin 2001 një banesë në Holandë.

Ambasada amerikane sqaron se e ka të ndaluar me ligjin amerikan të tregojë informacione pasi në këtë formë shkel ligjin amerikan dhe mund të ndëshkohen rëndë, deri me burgosje.

“Ambasadës së SHBA nuk i lejohet të komentojë, kemi nevojë të sqarojmë një pikë shumë të rëndësishme. Nuk është vetëm ambasada e SHBA në Tiranë, por cilësdo ambasade të SHBA kudo në botë, i ndalohet shprehimisht të zbulojë informacion që mbrohet nga akti i privatësisë, i cili duhet vënë në dukje, është ligj i SHBA. Njerëzit mund të ndëshkohen rëndë përfshi duke humbur vendin e punës ose duke u burgosur, nëse shkelin këtë dispozitë. Sic mund të shihet, kemi të bëjmë me një dallim të rëndësishëm”, citon Ambasada amerikane lidhur me këto publikime për pasaportën amerikane të Lulzim Bashës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›