E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, identifikohet gruaja e vetëmbytur shkak borxhet

DURRËS- Policia e Durrësit ka bërë të ditur se është identifikuar trupi i një gruaje që mëngjesin e së shtunës u gjet e mbytur në brigjet e Adriatikut dhe që nga hetimet paraprake mendohet t'i ketë dhënë fund jetës për shkak të borxheve.
"Mimoza Rexha, 50 vjeç, lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë, u identifikua nga të afërmit e saj, në morgun e spitalit rajonal. Ata dëshmuan se 50 vjeçarja Rexha ishte divorcuar para disa kohësh nga bashkëshorti i saj me shtetësi turke, ndërsa gjëndja shpirtërore e gruas ishte përkeqësuar pas kthimit nga të saj nga Turqia dhe gjendjes së rëndë financiare", thanë burimet e policisë.
50 vjeçarja u gjet e mbytur në ujë rreth 100 metra larg bregut të detit në sektorin Apollonia, ndërsa forcat e policisë kufitare bënë të mundur transportimin e saj me motoskaf drejt portit e më pas në spitalin rajonal të Durrësit. Trupi i saj i pajetë u identifikua sot nga të afërmit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›