Ambasada e SHBA-së uron formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës: Të ecim para me prioritetet e përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin për realizimin e prioriteteteve të përbashkëta.
Në një njoftim, Ambasada amerikane shprehu angazhimin për të punuar me qeverinë e re të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti për të avancuar përparimin në fusha si paqja rajonale, stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik i ndërsjellë.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, u votua dje në Kuvend me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.
/rtsh.al/