E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e Turqisë flet për opinionin që dha Haga mbi pavarësinë e Kosovës

Tiranë, 26 Korrik 2010 NOA - Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë duke evidentuar dhe qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë ka folur zyrtarisht për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me deklaratën për pavarësinë e Kosovës që u shpall më 22 korrik 2010.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pasi ka përfunduar shqyrtimin e çështjes të filluar më 1 dhjetor 2009, ka shpallur mendimin e saj këshillëdhënës më 22 korrik 2010 dhe ka vendosur se deklarata për pavarësinë e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ky mendim duhet konsideruar si një dritare e re për të mundësuar vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, duke qenë patjetër në të mirë të rajonit, vlerëson diplomacia zyrtare turke.

Nga ana tjetër, Turqia kujton faktin se është një ndër vendet e para që njohu Kosovën. Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës dhe e strukturës politike dhe sociale e ndërtuar mbi vlerat demokratike ka një rëndësi të madhe për Ballkanin.

Integrimi me strukturat europiane dhe euro-atlantike, i cili është përcaktuar si objektivi themelor i rajonit, në këtë kuadër përbën një terren të shëndoshë, vlerëson MPJ turke.

Ne vërejmë me kënaqësi se perspektiva e integrimit europian po mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit. Ky vizion, i cili do të formësojë të ardhmen e përbashkët të rajonit, paraqet një mundësi të nevojshme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në kuadrin e kulturës së pajtimit dhe shndërrimin e Ballkanit në një rajon paqeje, stabiliteti dhe begatie, - thuhet në deklaratë.

Ne presim që ky mendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tu japë një shtytje përpjekjeve për zhvillimin e dialogut pozitiv dhe konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë. Turqia është e gatshme tu japë çdo lloj mbështetjeje përpjekjeve në këtë drejtim., - përfundon deklarata e mbërritur nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë.

r.n/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/27578-ambasada-e-turqise-flet-per-opinionin-qe-dha-haga-mbi-pavaresine-e-kosoves","title":"Ambasada e Turqisë flet për opinionin që dha Haga mbi pavarësinë e Kosovës","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›