Cka mund te beje Serbia? Nga Shkelzen Maliqi
Pas vendimit tejet pozitiv te GJND'se, ne Kosove eshte krijuar edhe nje disponim triumfalist se tashme gjithcka eshte kryer. Ne esence, ky disponim edhe nuk eshte dicka e keqe. E kemi merituar qe pas aq shume zhagitjeve, vendnumerimeve dhe zhgenjimeve, te perjetojme nje pozitivitet te tille, dicka qe realisht hap perspektivat e nje ardhmerie ku do te mund te ndodhin ndryshimet e pritura edhe ne sferat tjera te jetes. Por, edhe pse e dime se kapitulli i afirmimit te pavaresise po mbyllet me sukses, mbase duhet te kemi kujdesin e "fundit te lojes". Ka mbetur edhe pak qe t'i vihet kapaku ceshtjes. Ne boterorin e sapokryer te futbollit, kemi pare disa ndeshje dramatike, ku ka pasur kthesa ne momentet e fundit, ose ne vazhdimin e lojes. A eshte e mundshme, pra, nje kthese e tille ne ceshtjen e Kosoves? A mund te ndodhe kthesa edha pasi qe ne GJND Serbia shenoi nje autogol dermues, i cili, perndryshe, nga te gjithe faktoret relevante konsiderohet si moment fatal dhe praktikisht i pandreqshem per ambiciet e Serbise qe te perfitoje dicka ne Kosove: kthimin e kontrollit mbi Kosoven jo se jo, por as ndonje koncesion politik apo territorial, qe synohet me thirrjet e pareshtura te Beogradit per vazhdimin e negociatave?
Cka mund te beje Serbia?
Ndonese juridikisht doli humbese ne Hage, Serbia tani kerkon edhe nje fushebeteje te fundit diplomatike dhe politike ne mbledhjen e radhes te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ne shtator. Cfare jane gjasat e Serbise qe te hartoje nje Rezolute, e cila do te mund te fitonte shumicen ne OKB? A do te jete ky edhe nje autogol i radhes, qe do te fundose definitivisht dhe pa asnje rrugedalje deshiren e Serbise qe te fitoje te pakten betejen diplomatike rreth Kosoves. Ne deklarimet e zyrtareve dhe nacionalisteve te flakte serbe qarkullon prej kohesh nje ide e marre se ne asnje menyre dhe kurren e kurres nuk duhet te pranohet pavaresia e Kosoves. Insistohet qe te vazhdohet beteja diplomatike edhe nese praktikisht nuk ka gjasa qe te ndryshojne raportet reale dhe te zhbehet shteti i Kosoves. Por, synohet nje "fitore morale", nje Rezolute e perkrahur nga shumica ne OKB, sepse kjo heredokurdo do t'i jepte Serbise te drejte qe ne rrethanat e ndryshuara gjeostrategjike ta "ripushtoje Kosoven". Ka tipa te cmendur qe ne blogjet e mediave serbe thone: "Kemi prit 500 vjet per ta cliruar Kosoven nga otomanet; mund te presim edhe 500 vjet te tjera qe ta clirojme nga shqiptaret!" BE, me te degjuar per planin serb te paraqitjes se nje Rezolute ne OKB, i ofruan Beogradit bashkepunimin per hartimin e nje Rezolute te perbashket, me qendrime te harmonizuara te Brukselit dhe Beogradit. Beogradi refuzoi oferten, duke e pare si nje kurth, ku Brukseli do te impononte formulime te zbutura ose edhe "kapitulante", qe praktikisht do t'i sherbenin me shume Kosoves. Kjo oferte e Brukselit i jepte shansin Serbise qe te dale nga kriza e autogolit te GJND'se me nje strategji me kendellese. Dy prioritetet kryesore te politikes serbe, i pari per "mbrojtjen e Kosoves", dhe i dyti per anetaresimin e Serbise ne BE, - perndryshe te papajtueshme si parime - me oferten e Brukselit per Rezolute te perbashket, viheshin ne nje konkordance te sofistikuar. Brukseli rezononte me gjase kesisoj: Po, Kosova per Serbine eshte definitivisht e humbur, por hajde te bejme dicka me Rezoluten e OKB'se per serbet ne Kosove. Dhe kjo pastaj do te hapte rrugen per pershpejtimin e integrimit te Serbise dhe Kosoves (kuptohet, ndaras) ne BE. Serbia nuk e pranoi kete karote. Beogradi tani po sillet si i trullosur, me nje dinamizem te kote. Dergon urgjentisht emisare lobiste ne 55 shtete qe konsiderohen si kyce per betejen e shtatorit ne OKB. Beogradi provon me kete ta ndale valen e njohjeve te reja te pavaresise se Kosoves. Ne te vertete, nuk eshte i bindur ne sukses, sa deshiron qe te fitoje edhe pak kohe. Hiper-aktivizmi pas debaklit ne GJND, me shume ka per qellim evitimin e krizes qeveritare dhe te shpalljes se zgjedhjeve te parakohshme, sesa qe realisht besohet ne sigurimin e perkrahjes se shumices ne Asamblene e Pergjithshme te OKB'se. Para kater vjetesh, Kryetari i Serbise Boris Tadic pat perdorur nje metafore sportive shume domethenese per poziten e Serbise karshi ceshtjes se Kosoves. Duke e krahasuar me basketbollin, pat thene se po luhen minutat e fundit e lojes, ku Kosova vertet udheheq me 20 pike diference, por se Serbia nuk dorezohet, provon edhe te pamunduren, qe me shtate trepikesh ne seri madje edhe ta fitoje lojen! Kuptohet, me kusht qe kundershtari te mos shenoje asnje pike shtese. Pas autogolit ne GJND, nje trepikesh qe e shenoi Serbia duke qelluar koshin e vet, mendoj se loja tashme ka hyre ne sekondat e fundit, dhe se diferenca eshte bere edhe me bindshem ne favor te Kosoves. Boris Tadic ishte me realist para kater vjetesh, pasi qe sot vazhdimisht pohon, me korrin e radikaleve serbe, qe "kurren e kurres nuk do ta pranohet pavaresia e Kosoves". Por, mospranimi i verdiktit te GJND'se, pasi qe vete Serbia e ngriti padine, eshte nje autogol shtese diskualifikues, ai i mosrespektimit te rregullave te lojes.
Reagim ndaj editorialit dhe komenteve ne gazeten "Guardian", pas shpalljes se mendimit te GJND-se