E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: 55 vende do njohin Kosovën. Opozita serbe: Beogradi ka humbur që në 1999-ën të drejtën për Kosovën

Beograd, 26 korrik, NOA 55 vende janë shumë afër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe qeveria po bën përpjekje, që ky numër të zvogëlohet sa më shumë.

Kështu ka pohuar, ministri Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Parlamentin e Serbisë, për Kosovën, dhe pikërisht mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i dha të drejtë Pavarësisë së Kosovës, duke nënvizuar se shpallja e njëanshme nuk është në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.

Ministri serb, Jeremiç ka deklaruar në këtë kontekst se Serbia do të bëjë të pamundurën për pengimin e njohjeve të reja të Pavarësisë së Kosovës, deri në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në shtator.

Jeremiç siguroi deputetët serbë se autoritetet e Serbisë kanë tashmë si detyrë të sigurojnë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e Serbisë, e cila sipas ministrit serb, do të hapë rrugën për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit, që do të bëjë të qartë se GJND-ja nuk u dha të drejtën për shkëputje shqiptarëve, theksoi ministri i Jashtëm, i Serbisë, Vuk Jeremiç.

Por, opozita në këtë seancë të jashtëzakonshme të kërkuarnga qeveria serbe, e cilësoi një disfatë të plotë vendimin e GJND-së për Kosovën.

Ndërsa Parlamenti i Serbisë është duke debatuar për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe hapat e ardhshëm të Beogradit për, atë që qeveria serbe e quan si mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, opozita e Serbisë duket se nuk do të japë pëlqimin e saj për këtë aksion ndaj Kosovës, të cilin opozita e quan si aksion vetëvrasës për Serbinë.

Ka qenë pikërisht, Partia Demokratike, e ish kryeministrit serb, Vojislav Koshtunica, që ka deklaruar se nuk do të mbështesë propozimin e qeverisë, pasi e konsideron se me këtë propozim do të vazhdohej politika qeveritare që përjetoi një disfatë të plotë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Deputeti i kësaj partie, Sllobodan Samarxhiç, tha ndër të tjera se propozimi i qeverisë, për ti paraqitur rezolutë për Kosovën, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, paraqet aksion vetëvrasës, për vetë Serbinë.
Samarxhiç ka kukuar ndërkaq që Serbia të paditë të gjithë shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviç, gjatë debatit ka ftuar qeverinë, që të hartojë një politikë të re shtetërore ndaj Kosovës, duke paralajmëruar se partia e tij nuk do t'i mbështesë aktivitetet e propozuara të Qeverisë kundër Kosovës, pasi sipas Jovanoviç, nuk është obligim i Qeverisë, që të mbrojë atë që është humbur përgjithmonë që në vitin 1999, dhe se përgjithmonë ka humbur e drejta e Serbisë që të drejtojë jetën në Kosovë.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar parlamentit serb, propozimin e masave, në të cilat thuhet se GJND-ja nuk ka ligjëruar shkëputjen e bazuar mbi baza etnike të Kosovës dhe se nuk është përgjigjur në pyetjen thelbësore për legjitimitetin e së drejtës së shqiptarëve të Kosovës për recesion.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/27580-jeremic-55-vende-do-njohin-kosoven-opozita-serbe-beogradi-ka-humbur-qe-ne-1999-en-te-drejten-per-kosoven","title":"Jeremiç: 55 vende do njohin Kosovën. Opozita serbe: Beogradi ka humbur që në 1999-ën të drejtën për Kosovën","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›