Ambasada shqiptare në Romë, shërbime për pasaportat

Ditën e nesërme, në zyrën konsullore të Ambasadës shqiptare në Romë, fillojnë aplikimet për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky shërbim i posaçëm është ofruar tashmë dhe po vijon pandërprerje në zyrën konsullore të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik.
Ky shërbim synon t`i vijë në ndihmë të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi e Itali.