E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosje”, letër Ashton, “Largoje kolonelin rumun”

Lëvizja “Vetëvendosje”, nëpërmjet një letre dërguar Zëvendëskryetares së Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Catherine Ashton, ka kundërshtuar emërimin e kolonelit të xhandarmërisë rumune Marian Petre, Shef të Departamentit të Policisë Speciale të EULEX-it.
 

“Baroneshës Ashton i është kërkuar që të anulohet emërimi i kolonelit Marian Petre, pasi qeveria rumune që është përgjegjëse për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe 80 demonstruesve paqësorë në 10 shkurt 2007, është po ajo që e ka deleguar kolonelin Petre. Kjo qeveri ende nuk ka treguar gadishmëri që të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për intervenimin e dhunshëm gjatë demonstratës paqësore "Për vetëvendosje dhe kundër planit të Ahtisaarit" të 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, thuhet në njoftimin e “Vetëvendosjes”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›