E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Serbia mbështet Dejtonin dhe integritetin e BeH

Presidenti Boris Tadic deklaroi se Serbia asnjëherë nuk do ta mbështesë një referendum që do të çonte në ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës dhe në çfarëdo mënyre do të vinte në pyetje integritetin e këtij vendi.

Pas takimit tripalësh me presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl dhe kryesinë tre anëtarëshe të Bosnjes, Tadic tha se Serbia e respekton plotësisht marrëveshjen paqësore të Dejtonit dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjëve, por shtoi se të njëjtën gje e pret nga të tjerët edhe në rastin e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›