Ambasadorët Arvizu dhe Sekui, pushojnë në Jalë bashkë me Metën
Dy ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, Aleksandër Arvizu i SHBA-së dhe Etore Sekui i BE-së, po pushojnë në resortin e Jalës, hotel Folie Marine.
Ata janë në pushimet e tyre private, por për koeçidincë ose jo, bashkë me ta në të nëjtin hotel pushon dhe kryetari i ardhëshëm i parlamentit, Ilir Meta.
Pushimet aktive të diplomatëve dhe prania e një prej politikanëve të rëndësishëm të qeverisë së re, lë të kuptojë se duke pushuar, ambasadorët ndërkohë po punojnë edhe për të hedhur urat e bashkëpunimit me qeverinë e re.