E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji i ndotur në Bulqizë, ankohen banorët: Po sëmuremi, të merren masat

Si te mos mjaftoje fakti qe prej vitesh me rradhe pjesa me e madhe e qytetit te Bulqizes nuk furnizohet me uje te pijshem,nje tjeter problem u eshte shtuar banoreve te saj,ndotja maksimale e tij si shkak i kontaminimit te ujerave te bardha me ato te zeza.

Ne ato pak momente qe uji shkon prane konsumatoreve, se bashku me te perpahen dhe aromat e keqija te cilat vertetojne se uji i pijshem eshte 100% i ndotur nga ujerat e zeza dhe madje nuk kane munguar as rastet kur banoret e Bulqizes jane derguar drejt spitalit me probleme shendetesore.

E vetmja zgjidhje ne vite per keta banore eshte mbushja e eneve ne te vetmen çezmë, e cila ndodhet ne periferi te lagjes se re, ku banojne pothuajse gjysma e qytetit.
Jashte kamerave drejtuesit e Ndermarjes se Ujesjellesit kane pohuar faktin se uji eshte i ndotur si pasoje e nje defekti ne rrjet, i cili kerkon kohe dhe investim per tu riparuar.

Njekohesisht ata shprehen se kane bere thirje tek banoret qe mos te konsumojne ate,nderkohe qe nga ana e Drejtorise se higjenes po kryhen analizat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›